fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Mërgimtarët të pa informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër

Mërgimtarët të pa informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër

28 Korrik, 2018
Trajneri Ten Hag sytë drejt futbollistit të Barcelonës, kërkon rikthimin e tij në Manchester United

Depay i afrohet transferimit në Juventus, mungojnë vetëm këto detaje

17 Gusht, 2022
Rreziku që Rusia ta ndërpresë furnizimin me gaz, pason thirrja për gjendje gatishmërie në Evropë

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

17 Gusht, 2022
Pejë/Sekustrohen 105 thika të llojeve të ndryshme, boksa e shufra metalike

Pejë/Sekuestrohen 105 thika të llojeve të ndryshme, boksa e shufra metalike

17 Gusht, 2022
Lojtarit serb s’po i lejohet hyrja në SHBA shkaku i mosvaksinimit, Grenell i del në mbrojtje, e kritikon administratën Biden

“Kam besim se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse Thaçi do të ishte ende President”

17 Gusht, 2022
Lëshohen dy raketa detare nga Koreja e Veriut

Lëshohen dy raketa detare nga Koreja e Veriut

17 Gusht, 2022
Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Ballkan, deklarohet IKSHPK-ja për situatën në Kosovë

Përhapja e virusit të Nilit Perëndimor në Ballkan, deklarohet IKSHPK-ja për situatën në Kosovë

17 Gusht, 2022
Kërkesa për ndalimin e vizave për rusët, kancelari gjerman kundërshton, thotë se ka njerëz që duan të ikin nga Rusia sepse nuk pajtohen me regjimin

Që nga shtatori, Finlanda do të pranojë vetëm 10% të aplikimeve për viza të turistëve rusë

17 Gusht, 2022
Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

17 Gusht, 2022
Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

17 Gusht, 2022
“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Mërgimtarët të pa informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër

4 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim

Fillimi » Mërgimtarët të pa informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ndonëse këtë vit institucionet kanë ndërmarrë masa lehtësuese në procedurat kufitare për mërgimtarët, këta të fundit si duke nuk janë të informuar.

KosovaPress gjatë vizitës që i ka bërë pikës kufitare në Merdare është informuar se mërgimtarët nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovës, por që Kartonin e Gjelbër po vazhdojnë ta paguajnë ashtu siç e kanë paguar viteve të tjera, pasi që nuk janë të informuar se me Kartonin e Gjelbër mund të pajisen edhe online.

Lexoni edhe..

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bashkatdhetari, Sabit Berisha i cili po vinte nga Gjermani teksa po kalonte kufirin në Merdare  ka deklaruar se për mundësinë e pagesës online të Kartonit të Gjelbër nuk është i informuar, prandaj ai pagesën e ka kryer posa ka arritur në kufi.

“Mirë kemi kaluar rrugës shumë, kolona nuk ka pasur në kufi kemi kaluar shumë mirë, na kanë pritur mirë ….Jo nuk jam i informuar …Unë tani e pagova me para në dorë …20 euro për një muaj”, ka thënë ky bashkatdhetar.

Sikurse Berisha, ashtu edhe Nderim Hiseni thotë se nuk kanë marrë asnjë informacion se Kartonin e Gjelër këtë vit mund ta paguajnë online.

Sa i përket pritjeve ai thotë se tri orë ka pritur në kufirin e Serbisë, por që në atë të Kosovës nuk kanë pasur telashe.

“Tri orë në Serbi..Në të Kosovës jo shumë mirë është….Jo…nuk ka na informuar askush…Po…15 euro”, ka thënë ai.

Për dallim nga dy mërgimtarët tjerët që nuk janë informuar fare për pagesën online të Kartonit të Gjelbër, Vilson Gashi thotë se është informuar me vonesë prandaj edhe ky pagesën e ka kryer me të arritur në Merdare.

“Kemi pasur informacione, por kam dëgjuar pak me vonesë dhe e mora këtu menjëherë, por kaluam shumë shpejt, mirë është..jo jo absolut pesë minuta dhe menjëherë kalova”, ka bërë të ditur ky bashkatdhetar.

Për dallim prej mërgimtarëve që hyjnë në Kosovë e nuk presin gjatë, në pikën kufitare në Merdar të revoltuar janë ata të cilët po presin disa orë për të dal nga Kosova pasi që i ka kryer pushimet e tyre.

Visar Nikqi i cili po kthehej në Gjermani për KosovaPress ka thënë se për të kaluar pikën kufitare në Merdar është duke pritur afër dy orë, dhe se krahas pritjeve atë po e shqetëson edhe  pandërgjegjshmëria  e vetë mërgimtarëve të cilët po e tejkalojnë radhën.

Ai thotë se është informuar për mundësinë e pagesës online të Kartonit të Gjelbër, por që ai këtë obligim e ka kryer në momentin kur ka arritur në kufi.

“Jemi duke pritur qe një orë e gjysmë, por fakti që disa qytetar të pa ndërgjegjshëm po kalojnë pa radhë e bënë edhe më të gjatë pritjen tonë. Policia jonë është në çdo nivel, ata po mundohen me mbajt rend por kur janë qytetarët e pa ndërgjegjshëm atëherë kuptohet që ne duhet me pritë edhe më gjatë…Po e kam këtë informacion por unë e kam bërë gjatë hyrjes , nuk kam pasur nevojë me pritë“, ka deklaruar Nikqi.

Se bashkatdhetarët nuk janë të informuar për pagesën online të Kartonit të Gjelbër e ka pranuar edhe vetë ministri i Diasporës, Dardan Gashi  i cili ka “harruar” se është kompetencë e dikasterit që ai udhëheqë që me kohë t’i informoj mërgimtarët për këtë çështje.

“Ju e dini se ajo çka mund të bëjmë ne është me thjeshtësua pak e dini se  është ulur tarifa e policës kufitare prej 50 diku në 15 euro në mënyrë subsestive edhe që pagesa tash e tutje mund të bëhet online do të thotë nuk ka nevojë që të dilet prej makinës dhe të pritet në radhë do të thotë edhe këtë e kemi bërë me Ministrinë e Brendshme, byron dhe Bankën Qendrore edhe ka filluar të përdoret por jo aq sa kishim pas dëshirë ne se si duket ende nuk ka mbërri informata tek të gjithë, mirëpo parimisht ka filluar të funksionoj dhe besoj që me kohë edhe këtë vit dhe vitin tjetër do të jetë praktik e përhershme, shpresoj që nuk do ketë fare nevojë për të nëse edhe mënjanohet Kartoni i Gjelbër”, u shpreh Gashi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Diasporë.

E sa i takon rezolutës që parasheh lehtësira në procedurat kufitare për mërgimtarët e cila javë më parë është votuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PSD-së, Faton Topalli i cili është edhe iniciues i saj  thotë se kjo rezolutë ka gjetur zbatim, ndonëse policia kufitare nuk ka marr asnjë shkresë zyrtare se kjo rezolutë ka hyrë në fuqi.

Deputeti Topalli, bëri të ditur se problemet më të mëdha janë në kufirin me shtetin serb. Po ashtu,  ai tregoi se,  rezoluta parasheh që edhe numri i policisë në periudhën 15 korrik-15 shtator duhet të dyfishohet.

“Unë kam qenë me datën 15 në kufi në Morinë, ku jam informuar që në pikën kufitare nuk kanë marr fare shkresë zyrtare sa i përket rezolutës, mirëpo kanë dëgjuar kryesisht përmes mediave për çështjen e rezolutës. Atë ditë kur unë kam bërë vrojtimin në kufi mërgimtarët kanë kaluar me procedura të lehtësuara, pritjet kanë qenë 5 minuta , 3 minuta deri  në 10 minuta gjë që është në rregull. Megjithatë mendoj që Ministria e Punëve të Brendshme e cila është përgjegjëse për këtë çështje është dashur të informoj pikat kufitare pavarësisht faktit që në shumicën e pikave kufitare pritjet nuk janë shumë të gjata në raport me vitet e kaluara”, ka thënë Topalli.

Ai ka ftuar MBP-në dhe të gjithë punonjësit në pikat kufitare që të japim maksimumin me qëllim që bashkatdhetar të kalojnë me procedura të lehtësuara ashtu siç e parasheh rezoluta.

Ndryshe, kjo rezolutë e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës më 8 korrik të këtij viti dhe do të aplikohet për periudhën 6 korrik 2018 deri më 31 gusht 2018.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Mërgimtari që vdiq në aksidentin e rëndë në Slloveni po vinte në Kosovë për ta martuar djalin

Lajmi tjetër

A po e shkelë Kosova marrëveshjen e CEFTA-s?

Të ngjajshme

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës
AKTUALE

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

7 Gusht, 2022
Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm
AKTUALE

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

7 Gusht, 2022
Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo
BOTA

Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo

7 Gusht, 2022
Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind
AKTUALE

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

7 Gusht, 2022
Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina
AKTUALE

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

7 Gusht, 2022
“Zjarri ishte 13 metra i lartë, nuk afrohej dot njeri”, kryebashkiaku flet për djegien e kullotave e staneve si pasojë e flakëve
AKTUALE

Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët

7 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

    U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM