Shumë shtete perëndimore kanë kundërshtuar Paktin e Emigracionit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me shqetësimet se ai do të zbehë linjën e kufirit mes emigracionit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm.
Pakti i Kombeve të Bashkuara, jo i detyrueshëm, ka si qëllim ta bëjë emigrimin të sigurtë dhe të rregullt. Ai adreson çështje si për shembull mbrojtja e njerëzve që emigrojnë, si të integrohen ata në vendet e reja, e gjithashtu si të kthehen ata në vendet nga ku kanë ardhur.
Por kundër kësaj përveç SHBA-së, Hungarisë tani është shfaqur edhe Austria. Ndaj këtyre të fundit ka reaguar kancelarja Angela Merkel, duke folur në parlamentin gjerman kundër secilës formë të “egoizmit kombëtar” dhe ka thirrur “për një bashkëpunim ndërkombëtar”.
“Disa besojnë se mund ti zgjidhin gjithë problemet vetëm dhe duan të mendojnë vetëm për vete. Kjo është nacionalizmi i formës më të pastër,” tha kancelarja, përcjell foldrejt.com. “Kjo nuk është patriotizëm. Sepse patriotizmi është kur edhe të tjerët përfshihen në interesin gjerman dhe të pranohen situatat win-win.”
Pakti i Emigracionit pritet të votohet në 11 dhjetor në Marok./Foldrejt.com