Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbështetur idenë e presidentit francez Emanuel Macron për një ushtri të përbashkët europiane. Me gjasë në drejtim të SHBA, gruaja e hekurt tha: “Aleancat e vjetra vënë në pikëpyetje lidhjet” dhe se koha kur Europa lihej në duart e të tjerëve “është e kaluar”.
“Ne duhet të punojmë me vizionin, që një ditë të krijojmë ushtrinë e vërtetë europiane,” tha ajo përpara parlamentit europian në Strasburg.
Nëse krijohet ushtria e vërtetë europiane, do ishte një ngjashmëri me NATO dhe një pavarësi e Europës nga SHBA.
Para një kohe ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas për Der Spiegel theksoi se SHBA për nga popullsia po “aziatizohet” dhe gjithmonë e më tepër popullata e bardhë europiane zvogëlohet në përqindje. Nga kjo, BE nuk mund të mbështetej edhe një kohë të gjatë nga partneri i dikurshëm. Poashtu presidenti Donald Trump çdoherë me politikat e tij ka qenë kritik ndaj partnerëve europianë./Foldrejt.com