Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ende nuk ka informacione të mjaftueshme në lidhje me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.
Megjithatë nëse miratimi vjen së shpejti, Gjermania do ta blejë atë, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Por nëse është për disa muaj, deri atëherë do të kemi mjaft vaksina dhe do të përballemi me pyetjen sesa porosisim”, tha ajo.
Merkel shtoi se, nëse do të kemi mjaftueshëm vaksina, do të jetë e mundur të braktiset sistemi ekzistues i përparësive të rrepta të vaksinimit në qershor në mënyrë që të gjithëve në shtetin gjerman në parim të mund të caktohet një takim për të marrë vaksinën.