Kancelarja gjermane Angela Merkel do vizitojë sot Athinën, ku do qëndrojë edhe të premten. Krahas bisedimeve për ekonominë dhe kthimin e borxhit, Merkel do fokusohet edhe te Marrëveshja e Prespës që mbështetet fuqishëm nga Perëndimi, shkruan foldrejt.com.
Në një letër për gazetën më të madhe greke, Merkel thotë se “është e gëzuar që të enjten dhe të premten do qëndrojë në Greqi” ku e presin biseda të mira dhe takime me interes.
“Greqia dhe Gjermania kanë raporte të ngushta, të dyja via a plethora si partnere të BE dhe NATO,” shkruan më tej Merkel, duke shtuar se ka kuptuar vitet e vështira të Greqisë në të kaluarën por edhe progresin e tanishëm.
Progresi i sotëm duhet të jetë motiv për të ardhmen./Foldrejt.com