Pakti i Emigracionit kërkuar nga Organizata E Kombeve të Bashkuara është nënshkruar në Marrakesh të Marokos nga 164 shtete. Mes mbështetësve është edhe Gjermania, që njihet për numrin e madh të refugjatëve të strehuar gjatë krizës së vitit 2015, përcjell foldrejt.com. Por kundër kanë votuar shtete si SHBA, Australia, Hungaria, Polonia, Austria dhe Izraeli.
Në lidhje me Paktin e Emigracionit që parasheh migrim të sigurt, të organizuar dhe të rregullt, kancelarja gjermane Angela Merkel, e quajti si një shenjë të mirë se “ne po ndihmojmë në fatin e shumë milionë migrantëve”.
Merkel kritikoi vendet që kundërshtuan këtë pakt, duke i krahasuar me rastin e pas LDB si pasojë e nacionalizmit të pastër.
“Gjermania e mbështet këtë pakt për të mirën e njerëzimit,” tha më tej gruaja më e pushtetshme e botës, informon “Die Zeit”.
Në fund Merkel tha se migrimi është një proces natyral dhe “nëse është legal, është gjithashtu i mirë”. Emigrimi për punë ka sjellë mirëqenie edhe në Gjermani.
Mes mbështetësve të Paktit ishte edhe Shqipëria.
Pavarësisht se do ishte mirë që gjithë shqiptarët të qëndrojnë në trojet e tyre etnike, pakti tregon se emigrimi në Gjermani dhe gjetkë mund të sjell sukses vetëm në rast se kryhet legalisht dhe me kërkesë paraprake në ambasadat gjermane në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë./Foldrejt.com