Për shkak të një defekti teknik në aeroplanin e kancelares gjermane Angela Merkel, ai u detyrua në bëjë ulje të jashtëzakonshme pak pas nisjes nga aeroporti i Berlinit, shkruan bild.de.
Zyra e kancelares Merkel tha se ajo dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit janë shëndoshë e mirë, por ulja e paplanifikuar në Köln u bë për shkak të një problemi teknik të avionit.
Merkel ishte nisur në takimin më të rëndësishëm global të 20 udhëheqësve të shteteve më të fuqishme botërore, që mbahet në Bounes Aire (Argjentinë).
Por përkundër kësaj, Merkel ka arritur të shkojë në Argjentinë – përkundër një vonese – e papreçedentë për gjermanët, por e detyruar./Foldrejt.com