Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” sot gjatë pasdites.
Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
Ai ka shtuar se deri tani nuk është raportuar për asnjë persona të lënduar, njofton KlanKosova.tv.
“Me 13.07.2022, rreth orës 17:00 në autostradën Prishtinë-Lipjan, në kilometrin e dytë, është raportuar se një kamion transportues është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa deri në këtë fazë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”,ka thënë Hoxha.