Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është marrë peng në Prishtinë.
Dyshohet se shkak për pengmarrjen ka qenë një borxh i pashlyer, ndërkohë që vijojnë ende hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë.
“Prishtinë / 25.03.2024 – 21:40. Lidhur me rastin ne fjale dyshohet se eshte rrembyer nje mashkull kosovar I cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është inicuar rasti ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftim.