Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, bleu 35 iPhone të artë për ekipin me të cilin fitoi Kupën e Botës në Katar në dhjetor.
“Lionel nuk është vetëm lojtari më i mirë i të gjitha kohërave (GOAT), por ai është një nga klientët më besnikë të IDESIGN GOLD”. Ai na kontaktoi disa muaj pas finales së Kupës së Botës dhe tha se donte një dhuratë speciale për të gjithë lojtarët dhe anëtarët e ekipit për të festuar fitoren e pabesueshme, por nuk donte dhuratat apo orët e zakonshme. Kështu që unë sugjerova iPhone të artë me emra të shkruar në to dhe atij i pëlqeu ideja”, tha CEO i IDESIGN GOLD, Ben Lyons për The Sun, përcjell Fol Drejt.
Siç raportojnë mediat, janë porositur 35 iPhone floriri dhe Messi ka paguar 200 mijë euro.
Në dhjetor, Messi fitoi Kupën e Botës për herë të parë në karrierën e tij me Argjentinën, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut. Ai gjithashtu mori çmimin për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2022 në përzgjedhjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA)./FolDrejt/