Lionel Messi është rikthyer me stil në fushë pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Ai shënoi një gol në triumfin e PSG-së ndaj Angers 2:0.
Për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ishte 696 gola për klubet nga pesë ligat më të forta evropiane. Ai e barazoi rekordin me Cristiano Ronaldon.
Argjentinasi shënoi 672 gola me fanellën e Barcelonës dhe 24 për PSG-në. Ronaldo shënoi 145 për Manchester United, 450 për Real Madridin dhe 101 për Juventusin.
Është e qartë se Messi shumë shpejt do ta kalojë Ronaldon në këtë segment, duke qenë se portugezi ka nënshkruar kontratë me Al Nassr-in saudit, i cili pra gjendet jashtë këtyre pesë ligave.
Messi po shkëlqen për PSG-në këtë sezon. Ai shënoi tetë gola dhe 10 asistime në 14 ndeshje. Ai tashmë është afër tejkalimit të performancës së tij nga sezoni i kaluar kur shënoi gjashtë gola dhe pati 14 asistime në 26 ndeshje, transmeton Fol Drejt.