Presidenti i vendit Ilir Meta deklaroi se janë rreth 70 vatra aktive zjarri në gjithë Shqipërinë, të cilat po rrezikojnë rëndë pasuritë natyrore.
Meta njoftoi të hënën në mbrëmje se situata e zjarreve është alarmante andaj duhet t’i drejtohemi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.
Nisur nga paralajmërimet e IGJEUM, presidenti tha se prej më shumë se një muaji ka kërkuar reagimin në kohë të strukturave përkatëse.
Ai bëri thirrje për kthimin në detyrë të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sjellja e të cilit sipas Metës është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës.
Prej ditësh në të gjithë vendin janë regjistruar dhjetëra vatra zjarri nga Veriu në Jug ndërsa situata më problematike paraqitet në zonën e Karaburunit dhe Kurbinit.