fbpx
E premte, 8 Nëntor, 2024

METODA NATYRALE QË ZHDUKIN PORET E LËKURËS

Poret e mëdha dhe të dukshme janë çështje shumë e zakonshme që prek njerëzit me lekurë të yndyrshme. Rrjedhimisht, këta njerëz bëjnë çmos për të tkurrur poret e tyre dhe t’i bëjnë ato më pak të dukshme. 

Edhe pse ka shumë produkte të ndryshme ne treg, përgatitja e ilaçit tuaj në shtëpi për të zvogëluar pamjen e poreve të mëdha është një opsion shumë më i mirë.

Lexoni edhe..

Uji dhe sodë buke

Përzieni dy lugë gjelle ujë dhe sode buke, përzieni mirë për të krijuar një pastë. Aplikoni pastën në fytyrë dhe lëreni të punojë për 15 minuta. Pastaj e pastroni me ujë të ftohtë.

Limon dhe lëng ananasi

Përzieni lëngun e gjysmë limoni me ½ filxhan lëng ananasi. Zhytni një leckë të pastër në të dhe aplikojeni në fytyrë nëpërmjet leckës. Lëreni atë për rreth 5 minuta para se të lani me ujë të ftohtë fytyrën.

Domate dhe lëng limoni

Mikso pak lëng domateje me 2-4 pika lëng limoni dhe aplikoni mbi fytyrë me një top pambuku. Lëreni atë për rreth 15 minuta pastaj shpërlajeni fytyrë me ujë të freskët.

E bardhë veze dhe lëng limoni

Përzieni dy të bardhët e vezëve me disa pika lëng limoni. Aplikoni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet për disa minuta. Kjo maskë mahnitëse e fytyrës do të heqë qelizat e vdekura të lëkurës, do të eliminojë vajin e tepërt dhe do të forcojë poret.

Të ngjajshme