Të paktën një person humbi jetën dhe 57 të tjerë u plagosën të shtunën kur dy trena të metrosë në Mexico City u përplasën.
Trenat u përplasën midis dy stacioneve dhe kryebashkiaku Claudia Scheinbaum tha në Twitter se aksidenti ndodhi në linjën tre të sistemit të metrosë, por nuk specifikoi shkakun e përplasjes, raporton AP.
Sheinbaum tha se një grua u vra dhe 57 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në shtatë spitale. Katër persona u bllokuan në rrënojat e trenit, përfshirë drejtuesin e njërit prej trenave, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.