Nga Ministria e Financave kanë njoftuar se më 25 tetor do të mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë, shkruan Fol Drejt.
Sipas komunikatës zyrtare, së shpejti do të emetohen Obligacione me maturitet në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Të interesuarit për pjesëmarrje në ankand për blerjen e letrave me vlerë, u sugjerohet të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./FolDrejt/