Një dështim politik ka qëlluar votimi i sotëm për partinë më të madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Përkundër kësaj, lideri i saj, Hristijan Mickovski, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, informon foldrejt.com.
“OBRM-PDUKM mendon se ndryshimi i Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit, identitetit dhe historisë është kryer në formë kriminale. Ai është vendim i 81 deputetëve por jo edhe i qytetarëve. E gjitha ishte tradhti, duke i sjellë dëme dhe padrejtësi shtetit të Maqedonisë,” tha Mickovski duke shtuar se me këto dështime të njëpasnjëshme të Zoran Zaevit, tashmë është koha për “shpërbërje të parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”
Sipas tij, OBRM do i fitojë bindshëm zgjidhjet./Foldrejt.com