Konsola Xbox One X u lansua vitin e kaluar dhe ishte praktikisht një version i përmirësuar i modelit Xbox One, me mbështetje për lojëra 4K.
Microsoft ka njoftuar tashmë se ka filluar të punojë në konsolë tjetër Xbox.
Kompania nuk dha ndonjë informacion konkret për konsolën e re dhe çfarë mund të presim kur hardueri është në pyetje, gjë e cila sugjeron se pajisja e re mund të dalë në treg pas dy vjetësh.
Ndryshe, Microsoft nuk është zhvilluesi i vetëm i konsolës së gjeneratës së ardhshme. Sony ka konfirmuar më herët se nga konsola e re e ardhshme PlayStation na presin edhe të paktën tri vjet.