Ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ofron pronë me vlerë prej 1 milion eurove që të lirohet nga burgu i Shutkës, ku po e mban paraburgimin, njofton portalb.
Mijallkov ka ofruar tre prona të patundshme si garanci se nuk do të arratiset, por pala mbrojtëse nuk zbulon se për çfarë prone bëhet fjalë, por as nëse është pronë e Mijallkovit, ose ndonjë familjari ose mikut, ashtu siç shpesh dinë që të ofrojnë të akuzuarit në këmbim të lirisë. Në ditët e ardhshme pritet që të miratohet vendim nëse Gjykata do ta pranojë garancinë e Mijallkovit dhe nëse do të del në liri.
Ndryshe, Mijallkov në Shutkë është që nga 20 nëntori. Paraburgimi i parë iu shqiptua për lëndën “Target-Fortesa”, ku Prokuroria Speciale Publike si dëshmia se do të arratiset nga Maqedonia ka ofruar shkresë nga Agjencia për Kundërzbulim Financiar se posedon 11 milionë euro, por në xhirollogari të huaja. Këtë pala e ka mohuar dhe ka akuzuar për paraburgim të paligjshëm. Pas dhjetëra ditës PSP ka kërkuar që të shfuqizohet ai paraburgim, pasi që do të propozojë paraburgim të ri, por këtë herë për rastin “Perandoria”. Mijallkov është ankuar edhe për këtë paraburgim, por Këshilli Penal e ka refuzuar ankesën e tij.