AC Milan është gati të shesë mesfushorin sulmues belg Charles De Ketelaere, thotë Calciomercato, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
22-vjeçari u bashkua nga Club Brugge verën e kaluar, por nuk arriti të bënte përshtypje, duke regjistruar vetëm një asistim në 40 ndeshje në të gjitha garat.
Kuqezinjtë po kërkojnë ta shesin, por shpresojnë të marrin rreth 30 milionë euro për të. /FolDrejt/