Militantët e dyshuar islamikë vranë rreth 20 njerëz në sulmet në dy fshatra në Kongon lindore gjatë fundjavës.
Kështu kanë bërë të ditur sot ushtria e atjeshme dhe një grup lokal për të drejtat e njeriut.
“Luftëtarët që besohet se janë nga Forcat Demokratike Aleate (ADF) vranë banorë dhe dogjën shtëpi në fshatrat Kandoyi dhe Bandiboli në provincën Ituri”,tha Christophe Munyanderu, koordinator i grupit lokal Konventa për Respektimin e të Drejtave të Njeriut.
Zëdhënësi i ushtrisë kongoleze në Ituri, Jules Ngongo, konfirmoi vrasjen e 20 personave dhe tha se forcat kongoleze ishin në ndjekje të sulmuesve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
“Është shumë e vështirë për mua, kur pashë trupat, fyti i tyre ishte prerë”, tha Alice Kyanga, prindërit e së cilës ishin në mesin e të vrarëve në shtëpitë e tyre.