Një minibus ka goditur një minë tokësore në Burkina Faso në Afrikën Perëndimore, duke vrarë të paktën 10 persona, thonë zyrtarët.
Pesë të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi në lindje të vendit pranë kufirit me Nigerin, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Guvernatori rajonal Fada N’Gourma tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga pasagjerët ishin ende të zhdukur.
Burkina Faso dhe fqinjët e saj janë përballur me kryengritje xhihadiste që nga viti 2013. Kriza ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se 2 milionë.
Ushtria mori pushtetin në Burkina Faso janarin e kaluar, duke premtuar një fund të sulmeve, por dhuna vazhdon ende./FolDrejt/