Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, pritet të mbajnë konferencë për medie gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Aliu dhe Durmishi pritet t’i drejtohen mediave me fillim në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Megjithatë, në njoftimin e MMPHI-së nuk është bërë e ditur tema e konferencës.