Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka qëndruar në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, ku dje ka pasur shembje të dheut e që është pastruar sot.
Siç ka njoftuar ministri Aliu, kompania përgjegjëse e kontaktuar nga Ministria që udhëheq Aliu, ka dalë në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve.
Tutje, duke parë gjendjen e fundit me vërshime, ministri Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes më të shtuar, që t’i shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji./FolDrejt/