Gjermania nuk është më e varur nga importet e energjisë nga Rusia, konfirmoi ministri gjerman i Financave Lindner për BBC.
Ai tha se vendi i tij ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e tij energjetike që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, përcjell Fol Drejt.
“Po, sigurisht, Gjermania ende varet nga importi i energjisë, por sot jo nga importet nga Rusia, por nga tregu global”, tha Lindner, duke treguar se kanë gjetur burime të reja të furnizimit me energji./FolDrejt/