Prej nesër me Këshillin e Europës udhëheq shteti i Portugalisë, kurse Gjermania ka një dëshirë që nuk e arriti vetë: që gjatë udhëheqjes gjashtëmujore të portugezëve të rivendoset dhe të shkohet më tej me procesin e integrimit europian, informon foldrejt.com.
“Natyrisht që jam i zhgënjyer, që nuk arritëm hap para në rrethin e BE. Ne duhet të japim sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor, pasi në lojë vendoset dinjiteti jonë,” tha ministri europian i Gjermanisë, Michael Roth, për handelsblatt.com. Ai shtoi se siguria dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor ka një kuptim qendror strategjik.
“Procesi i integrimit nuk duhet të stopohet,” pasi në këtë formë fuqitë e tjera si Kina e Rusia mund të shfrytëzojnë vakumin e lënë nga BE dhe të ndajnë vlera tjera anti-europiane në këto vende. Poashtu, sipas Roth, në këto kushte shtohet mundësia e vendosjes së sistemeve autoritare në këto shtete.
Në fund Roth tha se Portugalia dhe Sllovenia, e cila do udhëheq në gjysmën e dytë të 2021 me KE, janë të njoftuar për rëndësinë gjeo-strategjike për Ballkanin Perëndimor, që ndikon edhe në paqen e BE. Ata duhet ti japin një theks të veçantë integrimit europian dhe shpresë shtetasve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.