Në luftën kundër mungesës së mjekëve, ministri i shëndetësisë gjermane Jens Spahn (CDU), njëherësh edhe zëvendësuesi i mundshëm i Angela Merkel, ka theksuar se në të ardhmen mjekët do shkollohen në vendet e origjinës për Gjermaninë.
“Nga buxheti ne kemi grumbulluar nëntë milion euro. Me këto para mund të gjejmë jashtë Gjermanisë partnerë bashkëpunimi për shkollat e mjekëve,” tha Spahn, informon foldrejt.com, shkrimin e “Rheinischen Post” (e enjte).
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që mjekët të mësojnë gjermanisht përpara se ata të emigrojnë drejt Gjermanisë.
“Rasti ideal është që ata menjëherë pas përfundimit të shkollimit të fillojnë punën në Gjermani,” tha më tej ministri i shëndetësisë Spahn.
Si vende bashkëpunimi Spahn nuk ngurroi të përmend edhe emra: Kosova, Maqedonia, Filipinet ose Kuba./Foldrejt.com