Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, paralajmëroi se vendet e NATO-s duhet të jenë të kujdesshme që të mos bien në një varësi të re strategjike, këtë herë nga Kina.
Para seancës së sotme të konferencës së ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht, Asselborn tha se Kina i interpreton të drejtat e njeriut në mënyrën e vet.
Ai e konsideroi mirë që presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz biseduan me presidentin kinez Xi Jinping, transmeton Fol Drejt.