Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Chiu Kuo-cheng tha sot se ishulli nuk do të lejojë “provokime të përsëritura” nga Kina dhe se me një “qasje të qetë dhe racionale”, ushtria e Tajvanit është “gati për të luftuar” nëse është e nevojshme.
Tensionet mbi Tajvanin, të cilin Kina e konsideron territorin e saj, janë rritur në tre vitet e fundit, me Pekinin duke rritur presionin diplomatik dhe ushtarak në një përpjekje për të detyruar Taipein të pranojë sovranitetin kinez, sipas agjencisë britanike, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Në gusht, Kina organizoi stërvitje ushtarake pranë Tajvanit për të protestuar ndaj një vizite në Taipei nga kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe presidenti Tajvanez Tsai Ing-wen planifikon të takohet me pasardhësin e Pelosit, Kevin McCarthy, në Uashington në javët e ardhshme./FolDrejt/