fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Ministri i Nismës ankohet se Dogana s’po ia zbaton vendimet, përplaset me ministrat e PDK-së

Ministri i Nismës ankohet se Dogana s’po ia zbaton vendimet, përplaset me ministrat e PDK-së

17 Korrik, 2018
Në cilin krah është më mirë të flini dhe pse?

Vini re! Mos flini pranë telefonit sepse…

10 Gusht, 2022
A e dini se?

A e dini se…?

10 Gusht, 2022
Sa vakte në ditë duhet t’i hani?

Ju ndodh edhe juve? Pse ndiheni të uritur pas derekës?

10 Gusht, 2022
Studimi i ri/Konsumimi i pijeve të gazuara shton rrezikun e prekjes nga kanceri i mëlçisë

Kujdes! Këto janë pijet që përkeqësojnë kolesterolin dhe shëndetin e zemrës

10 Gusht, 2022
Njollat e bardha në thonj, kush i shkakton dhe çka sinjalizojnë?

Njollat e bardha në thonj, kush i shkakton dhe çka sinjalizojnë?

10 Gusht, 2022
Real Madrid triumfon ndaj Frankfurtit, “rrëmben” Superkupën e Evropës

Real Madrid triumfon ndaj Frankfurtit, “rrëmben” Superkupën e Evropës

10 Gusht, 2022
Milani i interesuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit

Milani i interesuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit

10 Gusht, 2022
“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”

“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”

10 Gusht, 2022
Nënshkruhet marrëveshja për portin e Durrësit, investimet kapin shifrën prej 2 miliardë dollarësh

Nënshkruhet marrëveshja për portin e Durrësit, investimet kapin shifrën prej 2 miliardë dollarësh

10 Gusht, 2022
Protestoi kundër luftës në Ukrainë dhe e quajti Putinin vrasës, gazetarja rrezikon 10 vjet burg

Protestoi kundër luftës në Ukrainë dhe e quajti Putinin vrasës, gazetarja rrezikon 10 vjet burg

10 Gusht, 2022
Fol Drejt
E enjte, 11 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Ministri i Nismës ankohet se Dogana s’po ia zbaton vendimet, përplaset me ministrat e PDK-së

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Ministri i Nismës ankohet se Dogana s’po ia zbaton vendimet, përplaset me ministrat e PDK-së

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masat mbrojtëse të importit, ka përplasur ministrat e PDK-së dhe ata të Nismës Soacialdemokrate sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kjo për faktin se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani u ankua se Doganat e Kosovës nuk po ia zbatojnë vendimet e tij.

Lexoni edhe..

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

Ndahen 40 milionë euro për KOSTT-in, për ta vazhduar marrëveshjen me ENTSO

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë disa vendime për masa mbrojtëse ndaj importit. Vendimet të cilat janë të nxjerra nga MTI-ja dhe disa prej tyre nuk po zbatohen nga Dogana e Kosovës, sipas dispozitave të nenit 9, paragrafit 9, ceket, se Dogana është i vetmi institucion i cili ka kompetenca për të kryer kompetenca doganore dhe detyra tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Kosovës”, tha Hasani.

Ndërhyri zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se për vendime që kanë të bëjnë me tregtinë e jashtme duhet të njoftohen edhe shtetet tjera.

“Sa i takon këtij vendimi, ky është vendim që ka të bëjë me çështje të brendshme dhe të jashtme. Sa e di unë, praktikohet të komunikohet në planin diplomatik me shtete para se të merret një vendim i tillë, me sa e di unë, si praktikë…Mos të del far lufte tregtare se lufta tregtare sot janë tema edhe të mediave ndërkombëtare. I kisha dhënë goxha prioritet komunikimit diplomatik të rregullt”, u shpreh Hoxhaj.

Në këtë pikë u kyç edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se Dogana nuk zbaton asnjë vendim të asnjë Ministrie, por vetëm vendimet e Qeverisë dhe ligjet në fuqi.

“Dogana punën e vet e kryen mbi bazën e ligjit për kodin e doganës dhe të akcizës dhe është shumë e qartë, shprehimisht thuhet që Doganat e Kosovës zbatojnë ligjet dhe vendimet e Qeverisë. Qeveria është kryeministri bashkë me ministrat dhe vendimet pa hyrë dhe t’i kontestoj të drejtat e Ministrive individuale që të marrin vendime, çka kërkohet që dogana me impelemtu të njëjtin vendim pa asnjë pengesë, kërkohet që ai vendim me propozim të Ministrisë së linjës të bëhet vendim i Qeverisë”, theksoi Hamza.

Kjo ka nervozuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sipas të cilit nuk ka asgjë të jashtëligjshme në vendimet tij, sepse janë dy ligje që ia lejojnë nxjerrjen e këtyre vendimeve.

“Kemi dy ligje që janë, ligji anti-damping të cilët kërkohet bashkëpunim për të marrë një vendim, natyrisht kur themi vendime, vendimet janë kompetencë që mbajnë përgjegjësi dhe ai vendim ka bazë ligjore. Ligji anti damping që kërkon raporte me shtetet tjera, kërkon informata për të ardhur të një vendim i tillë, që është kjo është masë mbrojtëse. Masa mbrojtëse, do të thotë ministri pas analizës së departamentit, janë kryer hetimet, janë kryer të gjitha procedurat ka ardhur një përfundim se po dëmtohet prodhimi i vendit. Kemi informacione edhe ne mund të marrim vendim, nuk po biem ndesh me asnjë shtet”, theksoi Hasani.

Në këtë diskutim u përfshi edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili theksoi se askush nuk mund t’i obligojë Doganat, përveç Qeverisë.

“Ne kemi pasur edhe në të kaluarën sa herë që ka ardhur një situatë e ngjashme, me sa kuptoj asnjë nga ministritë veç e veç nuk mund t’i japin detyra Doganës pa qenë vendim i Qeverisë. Kjo nuk është se ne po mohojmë të drejtën e secilit për të arritur deri te vendimet e Qeverisë që burojnë nga një Ministri por është mirë që përgatitja e këtyre vendime të mos kthehen në kategori”, tha Haradinaj.

Por, ministri Hasani edhe një herë sqaroi se e merr përgjegjësinë për këto vendime, derisa kërkoi që të miratohet vetëm për dy vendimet, atë për qumështin dhe për pemë dhe perime.

“Vendimi është për qumësht dhe vendimi për pemë dhe perime. Ju siguroj që janë, i nderuar kryeministër po flasim gjithnjë, jam shumë i vetëdijshëm, janë dy ligje që na lejojnë, është ligji anti damping dhe ligji për masa mbrojtëse, mbaj  përgjegjësi për vendimet që kam nxjerrë. Nuk ka këtu diskutim a është analizuar mirë tregu apo nuk është analizuar. Jo, por po flasim se është bërë një hetim i detajuar, ne kemi departamentin përkatës që ka bërë analizën e detajuar për secilin produkt dhe jemi në gjendje të japim raport”, u shpreh ai.

Megjithatë, në fund është aprovuar vendimi për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për masa të përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve dhe perimeve vendore dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, po ashtu është miratuar edhe propozimi i Grupit Punues Teknik për vazhdimin e punës për kryerjen e hulumtimeve për Minierën e Re. Për këtë pikë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, pati kritika për mungesë të informacioneve të plota, madje sipas tij edhe ajo informatë ka kundërthënie.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

KRU ‘Prishtina’ rrit orarin e punës për pagesa të shërbimeve

Lajmi tjetër

10 PËRFITIMET E PIRJES SË UJIT ME LIMON ESËLL

Të ngjajshme

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian
EKONOMI

Ndërpritet importi i qymyrit rus nga Bashkimi Evropian

10 Gusht, 2022
Ministri Hekuran Murati thotë se po humbin kohë
AKTUALE

Ndahen 40 milionë euro për KOSTT-in, për ta vazhduar marrëveshjen me ENTSO

10 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë, jep sqarime shtesë për Programin Kompakt: nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP
AKTUALE

Kursimi i energjisë elektrike është kyç – thotë ministrja Rizvanolli

10 Gusht, 2022
Dalin statistikat, Prishtina më e lira në Ballkan e Tirana me Beogradin me kosto të lartë jetese
EKONOMI

Kosovë/ Raportohet për rritje të numrit të turistëve gjatë këtij viti

10 Gusht, 2022
Ministri Hekuran Murati thotë se po humbin kohë
AKTUALE

Qeveria i ndan 100 mijë euro, për punëtoret e sektorit publik, të cilët s’i kanë marrë nga 100 euro

10 Gusht, 2022
Oda Ekonomike e Kosovës bëhet me kryetar të ri
EKONOMI

Oda Ekonomike Kosovare (OEK), nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

10 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Ushtria i kthen kurrizin Putinit, shumë ushtarë rusë i bashkohen njësisë ushtarake që lufton për mbrojtjen e Ukrainës

    Ushtria i kthen kurrizin Putinit, shumë ushtarë rusë i bashkohen njësisë ushtarake që lufton për mbrojtjen e Ukrainës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Foto/ Tronditëse! Policia kufitare vret një person i cili po i kërcënonte qytetarët me një thikë në zonën publike në aeroportin e Parisit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E zbuloi tradhtinë përmes GPS-it të vendosur në makinë, 35-vjeçari godet 9 herë me thikë të dashurin e bashkëshortes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM