Qeveria italiane nuk ka qëllim që të largohet nga euro dhe planifikon që të fokusohet në shkurtimin e niveleve të borxhit dhe dëshiron të rrisë rritjen ekonomike përmes investimeve dhe reformave, ka thënë ministri i ri i Ekonomisë, Giovanni Tria.
Ai i ka thënë gazetës Corriere della Sera se ka për qëllim shkurtimin e borxhit të Italisë, përcjell Telegrafi.
“Qëllimi ynë është që të forcojmë rritjen ekomomike dhe të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai, duke shtuar se në muajin shtator ai do të paraqes parashikimet ekomomike para kabinetit qeverisës.
Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali me 1 qershor ishte arritur marrëveshja për formimin e qeverisë.