Pas arritjes së marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani.
Përmes një postimi në twitter, ai ka bërë të ditur se ka biseduar me dy kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq dhe se të njëjtit i ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes.
“Tani është e nevojshme të vazhdohet në rrugën e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Tajani./FolDrejt/