Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, në një takim koordinues me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Financave, Hekuran Murati, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetarët e komunave, kanë diskutuar për bashkëpunim në mes të nivelit qendror dhe atij lokal.
Krasniqi, gjatë fjalimit të tij ka theksuar reformat ligjore në kuadër të agjendës legjislative të MAPL-së, financimin e projekteve komunale me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët duke u bazuar në digjitalizimi dhe efikasitet.
Ai, njëkohësisht është zotuar se do të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin me komunat për ta përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe për të ngritur zhvillimin ekonomik lokal./FolDrejt/