Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi dhe atasheun e mbrojtjes, Kolonel Altin Kurti, përcjell Fol Drejt.
“Ambasador Minxhozi më uroi detyrën e re para se të diskutonim në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.”, ka njoftuar ministri Maqedonci.
“Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96%, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019.
Ky bashkëpunim do të thellohet ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njejtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen.”, ka shtuar ministri Maqedonci më tej.