Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar për sukseset e majorit Jeton Ahmeti, i cili ka përfunduar me suksese të larta shkollimin në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes Kroate!
“Gjatë shkollimit njëvjeçar, major Jeton AHMETI ka treguar rezultate të larta duke prezentuar kësisoj me dinjitet Forcën e Sigurisë së Kosovës në të gjitha aktivitetet e organizuara nga Akademia Ushtarake e Mbrojtjes Kroate.
Major AHMETIT i dërshirojmë suksese të mëtutjeshme gjatë shërbimit të tij në FSK.”, është shprehur më tej Mehaj./FolDrejt/