Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar për lansimin e platformës superpuna, e cila mbështet sektorin privat në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, shkruan Fol Drejt.
“Lansohet platforma superpuna, që mbështetë sektorin privat në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.
Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë.”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.
Ai ka ftuar të gjithë punëdhënësit që të përfitojnë nga kjo mundësi, duke shpallur pozitat e lira përmes platformës superpuna, duke shtuar se i tërë procesi është objektiv, dhe i automatizuar.
“Shënim: sigurohuni që email adresa e biznesit në ARBK është e përditësuar, sepse në atë email adresë do të pranoni emailin konfirmues për të aktivizuar llogarinë.
Qeveria për sektorin privat, Qeveria për të rinjtë!”, thuhet në fund të komunikatës së ministrit. /FolDrejt/