Buxheti i ndarë sipas Muratit ishte paraparë të përdoret për ndonjë rast krize.
“Shuma prej 75 milionë euro siç e kam sqaruar edhe në Kuvend është zotim i qeverisë në mënyrë që të mbështesë qytetarët që të kenë sa më të përballueshëm tejkalimin e krizës globale energjetike që ka kapluar jo vetëm shtetin tonë, por gjitha vendet”, ka thënë Murati, njofton Klan Kosova.
I pyetur lidhur me deklarimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë se ngritja e çmimit të rrymës nuk do prek pjesën veriore të vendit, ai thotë se janë duke punuar që problemet e tilla sipas tij të trashëguar nga 20 vitet e kaluara do të mundohen që t’i zgjidhim në afatin sa më të shkurtër.