Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoglu tha sot se ai mendon se Marrëveshja për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi mund të zgjatet edhe për të paktën dy muaj të tjerë.
Ai tha këtë pas ditës së parë të negociatave për zgjatjen e marrëveshjes së lartpërmendur në Stamboll, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara, njoftoi Reuters.
Rusia ka treguar se nuk do ta zgjasë marrëveshjen përtej 18 majit nëse nuk plotësohet një listë e kërkesave për të hequr barrierat ndaj eksporteve të drithërave dhe plehrave të saj, raportoi Reuters./FolDrejt/