Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se karvani i vaksinimit sot do ta vazhdojë punën në Gjilan dhe në Kamenicë, për t’u dhënë mundësi qytetarëve në këto dy komuna të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe COVID-19.
Siç njofton kjo Ministri, gjatë kësaj jave, ky karvan ka ofruar shërbime në Ferizaj, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit.
“Karvani i vaksinimit, është aktivitet i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, me përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë -Zyra në Prishtinë dhe ka për qëllim të promovojë vaksinimin kundër COVID-19 dhe Gripit sezonal si dhe masat preventive të shëndetit publik në përgjithësi.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila njëherit bën thirrje për vaksinim./FolDrejt/