Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar ekspozitën “Hapësira e Përpjekjes Politike: Miniera e Trepçës 1989”.
Ministrja Haxhiu ka ngritur lart organizimin politik të minatorëve të Trepçës duke thënë se ishin ata që shënuan fillimin e një kthese historike.
“Minatorët e Trepçës ishin ata që me organizimin e tyre politik dhe vetmohues, shënuan fillimin e një kthese historike jo vetëm për popullin e shtypur shqiptar por edhe për popujt tjerë liridashës që rrezikoheshin nga politika shoveniste serbe e udhëhequr nga regjimi i Millosheviqit”, ka thënë Haxhiu./FolDrejt/