Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot pret në takim zyrtar homologen e saj nga Federata e Austrisë, ministren znj. Alma Zadić.
Pas takimit, ministrja Haxhiu dhe ministrja Zadić do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes dy shteteve Kosovë-Austri dhe më pas do të mbahet konferencë për media.
Nënshkrimi dhe Konferenca do të mbahen në ora 17:10 në hollin e objektit ish Rilindja.