Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim, shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Frank Power.
Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, gjatë këtij takimi u diskutua nga afër për bashkëpunimet në fuqizimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Ministrja Haxhiu e informoi nga afër z.Power për zbatimin e aktiviteteve të Planit te Veprimit të Strategjisë Nacionale 2022-2026.
Po ashtu, ministrja vlerësoi lart përkushtimin e Zyres së Këshillit të Evropës sa i përket edhe Raportit të Grevios.
Të dy palët shprehën dakordim të plotë në bashkëpunim dhe koordonim për sa u përket çështjeve të tilla me rëndësi për të dy palët./FolDrejt/