Kë e merr malli për botë, mund të vizitojë Oimjakonin në Rusi. Pasi nëse aty ka diçka është bota! Në lindje të Rusisë, ndodhet fshati më i ftohtë në botë, ku për të jetuar aty duhet të kesh një lëkurë të trashë, informon foldrejt.com.
Temperaturat aty sillen deri në minus 67 gradë celsiuz dhe është e pakuptueshme sesi e gjejnë forcën 500 banorët e fshatit për të jetuar aty gjatë dimrit.
Prej 1926 në këtë vend mbizotërojnë temperaturat më të ulëta, ku ajo më e ulëta që ndonjëherë është shënuar ka shkuar deri në minus 71.2 gradë celsius.
Në këtë vend konsumohet shumë çai rus, që i jep pak kuptim natëve të gjatë dhe ekstreme të ftohta./Foldrejt.com