Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është takuar përherë të katër me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, të hënën, në kuadër të Komitetit të Lartë Strategjik mes të dyja vendeve.
Erdogan vlerësoi marrëdhëniet 45 vjeçare mes Dohës dhe Ankarasë dhe shtoi se ata janë miq gjatë “kohëve të vështira”.
“Turqia dhe Katari janë miq në kohë të vështira dhe të mira gjithashtu,” tha Erdogan, shkruan “Daily Sabah”.
Gjatë Grushtit të shtetit në 15 korrik, i pari që i erdhi në ndihmë qeverisë së Erdoganit ishte emiri i katarit Al Thani, duke i dërguar 150 njësi speciale të tij – për të ruajtur Erdoganit nga vrasja e mundshme.
Poashtu në momentin kur Katari është i bllokuar nga të gjitha vendet e Gjirit përveç Kuvajtit, është Turqia që e furnizon me mallra dhe ushqime vendin e pasur arab.
Për të mos përfunduar këtu, gjatë inflacionit të madh turk si pasojë e sankcioneve amerikane, i pari që vizitoi Ankaranë në gusht ishte Al Thani, i cili do investonte $15 miliardë dollarë direkt në ekonominë turke.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur nga $330 milion që ishte para disa vitesh në $636 milion gjatë këtij viti.
Për të mos përfunduar këtu, kontraktorët turq kanë marrë 137 projekte në Katar me shumën totale $14.8 miliardë, ndërsa në anën tjetër invesimet katariane në Turqi kanë kapur vlerën e $20 miliardë.
Si rezultat i takimit të së hënës janë nënshkruar 40 marrëveshje mes të dyja vendeve.