Është miratuar nga Kuvendi i Kosovës raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021.
Në votim morën pjese 62 deputetë, ku prej tyre 55 ishin për, kundër raportit nuk ishte asnjë deputetë, ndërsa 6 prej tyre abstenuan.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pas numërimit të votave, ka bërë të ditur se kuvendi miraton raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021.
Kujtojmë se ky raport i miratua pasi shkoi për të tretën herë në votim, kjo për shkak se dy herët e para kishte mungesë kuorumi./FolDrejt/