Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, njofton Policia e Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Sipas ankuesit m/s/kosovar, i moshës së mitur, sot rreth orës 05:15, deri sa ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll, është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar”, shkruan në komunikatën e policisë.
“Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Të gjitha veprimet e deritanishme hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim. /FolDrejt/