Ministri i jashtëm gjerman ka kërkuar më shumë transparencë prej qeverisë kineze rreth kampeve të përqendrimit që në fakt quhen edhe si kampe të riedukimit të ujgurëve, shkruan “Die Zeit”.
“Me kampet e ri-edukimit ne nuk mund të pajtohemi dhe nuk kemi ndryshuar mendim,” tha ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), përpara vizitës së tij dyditore në Pekin. “Kina duhet të jetë më transparente me këto kampe ku ri-edukohen qindra-mijëra ujgurë.
Sipas disa raporteve perëndimore në kampet kineze “shkollohen” rreth një milion ujgurë të cilët flasin gjuhën turke. Qeveria komuniste kineze i paraqet ata të rrezikshëm për kryerjen e akteve terroriste, ndërsa në fakt ata thjesht janë besimtarë muslimanë.
Menjëherë ka reaguar ambasada kineze në Berlin, duke i paraqitur deklaratat e Maas si një “përzierja flagrante në punën e brendshme dhe është një lëndim i pavarësisë së Kinës.”
Përveç ministrit të jashtëm gjerman, shumë deputetë të Bundestagut e kanë kritikuar Kinën për shkeljen e të Drejtave të Njeriut. Përveç Gjermanisë, edhe SHBA kishte kundërshtuar këto kampe në provincën verilindore të Kinës -.