Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas (SPD) ka vlerësuar përpjekjen e Maqedonisë për të zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë dhe shpreson se në këtë formë do hapet kapitulli i bisedimeve me KE në qershor 2019, shkruan Tagessspiegel.
“Qeveria maqedonase ka treguar se është e gatshme të zgjidhë kontestin e emrin me Greqinë,” tha Maas, përcjell foldrejt.com. Me zgjidhjen e kontestit të emrit lidhet një “shansë historike, që vendi duhet ta shfrytëzojë.”
Në anën tjetër ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ka theksuar se “qëllimi më i lartë tonë nuk është anëtarësimi në BE, por ne duam të shfrytëzojmë procesin e anëtarësimit, për t’u bërë europianë.”