Epidemia e fruthit është sëmundje serioze që shpesh herë neglizhohet nga prindërit duke lënë fëmijët e tyre të pa-vaksinuar. Siç sqarojnë mjekët specialist, komplikimet që vijnë pas prekjes me këtë epidemi mund të jenë të rënda, madje në disa raste edhe vdekjeprurëse. Mjeku specialist i sëmundjeve infektive, Zhivko Karaxhovski duke folur për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve tha se prindërit nuk duhet të frikohen nga vaksinimi për shkak se nuk sjell asnjë lloj dëmtimi në shëndetin e fëmijëve.
Pasqyra klinike mund të jetë e rëndë te të gjitha grup moshat. Te të rriturit të cilët veç më kanë komplikime dhe ajo mund të jetë vdekjeprurëse. Të kuptohemi, nuk bëhet fjalë nëse fëmija është një, dy ose katër vjet, është e njëjtë te të gjithë. Nëse merr ndezje në mushkëri, diarre të rëndë ose dëmtim të sistemit qendror nervor secili mund të vdes. Nuk mund të themi se kjo ose ajo është më pak e rëndësishme, sëmundja gjithmonë mund të përfundojë me vdekje. Megjithatë, komplikimet e sëmundjes janë të rëndësishme, manifestimet e sëmundjes dhe ajo që themi nëse varet nga imuniteti i organizmit. Dikush me imunitet më të fortë do ta përballojë më lehtë ndërsa dikush tjetër me ditë të tëra do të qëndroj i shtrirë nga kjo sëmundje, me pasqyrë të rëndë klinike- thotë mjeku Zhivko Karaxhovski.
Karaxhovski tha sistemi imunitar i foshnjave mund të luftojë shumë mikrobe, por ka disa sëmundje të rënda të cilat nuk mund t’i përballojë. Kjo është arsyeja përse ata kanë nevojë për vaksina që forcojnë sistemin imunitar. Sipas tij, një diarre dhe ftohje e lehtë e fëmijëve nuk mund të jetë pengesë e anulimit të vaksinë.
Mos mendoni se çdo temperaturë, teshtitje ose kollitje pengon vaksinimin. Një temperaturë e vazhdueshme më shumë se tre ditë mbi 38 gradë dhe disa shenja të tjera klinike që tregojnë se bëhet fjalë për sëmundje më të rëndë. Një ose dy herë diarre nuk do të thotë se fëmija nuk mund të pranojë vaksinë- theksoi Zhivko Karaxhovski.
Karaxhovski madje i apeloi prindërve që mos të vendosin kokë më vete ose përmes informacioneve në rrjetet sociale për fatin e fëmijëve të tyre.
Nuk mundet që prindi kokë më vete të thotë se fëmija i tij nuk mund të vaksinohet dhe lëreni largoni anash rrjetet sociale në pjesën se kush guxon dhe kush nuk guxon të vaksinohet dhe cila sëmundje guxon të vaksinohet. Rrjetet sociale ndoshta mund të jenë të vlefshme por në këtë moment, për këtë sëmundje ndikojnë vetëm negativisht ndaj popullatës- shtoi Zhivko Karaxhovski.
Gjithashtu mjeku Zhivko Karaxhoski përkujton se simptomat e para të kësaj epidemie janë teshtitje, kollitje, temperaturë e lartë dhe pika të kuqe nëpër trup.
Melihate Rustemi