Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka thënë sot se me ndryshimin e koeficientit po e rindërtojnë sistemin duke vlerësuar kontributin e gjithsecilit.
Për këtë ata u shprehën në një postim në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Rindërtojmë sistemin duke vlerësuar kontributin e gjithsecilit
Rritja e pagave për punonjësit e shtetit pasqyron vlerësim për punën dhe kontributin e tyre ndaj komuniteteve të cilave u shërbejnë. Një skemë e tillë vlerëson edhe vështirësitë e përfshira në përmbushjen e detyrave të krijuesve dhe performuesve të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore, të cilët do të marrin pagat e tyre me rritje”, thuhet në reagimin e MKRS-së./FolDrejt/

