Luka Modric më në fund ka nisur negociatat me Realin për vazhdimin e kontratës së tij, e cila përfundon për vetëm tre muaj. Këtë e ka bërë të ditur Florian Plettenberg, gazetar i Sky Sportit gjerman dhe një burim shumë i besueshëm për transferimet.
Burimi i lartpërmendur thekson: “Real dhe Modric kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024, por në të njëjtën kohë klubet nga Katari dhe Arabia Saudite janë seriozisht të interesuara për Modriqin. Është e mundur që ai të largohet nga Reali në fund të sezonit. Vendimi përfundimtar pritet pas dy javësh deri në një muaj.”
Duke pasur parasysh moshën e Modriqit, Reali ka zgjatur kontratat e tij për nga një sezon në vitet e fundit. Modriç erdhi te Reali në vitin 2012 nga Tottenham me një kompensim prej 35 milionë eurosh. Që atëherë, ai ka luajtur 473 ndeshje për Realin. Ai fitoi tre tituj spanjollë dhe pesë evropianë me Realin, transmeton Fol Drejt.